13:20 / E Martë, 03 Dhjetor 2019

Këto 5 gjëra, ndikojnë direkt në madhësinë e gjoksit tuaj

Shumica e pjesëve të trupit rriten në një madhësi të caktuar dhe më pas ndalen.

Madhësia gjoksit, është një histori krejt tjetër. Atëherë, çfarë e përcakton madhësinë e gjirit? Ndërsa është e lehtë të mendosh se madhësia e tyre është e paracaktuar, në të vërtetë ka shumë gjëra që ndikojnë në të.

Këtu janë faktorët më të mëdhenj që përcaktojnë madhësinë e përgjithshme të gjinjve tuaj.

Pesha juaj

Gjinjtë janë një pjesë komplekse e anatomisë suaj, e përbërë nga ind mbështetës ose lidhës, gjëndra dhe kanale qumështi dhe ind yndyror. Secili lloj indesh që keni është unik për ju. Disa njerëz kanë më shumë ind mbështetës sesa yndyra dhe anasjelltas. Nëse gjinjtë tuaj përmbajnë një përqendrim më të lartë të indit yndyror, mund të shihni një ndryshim në madhësinë e tyre kur të fitoni ose të humbni peshë.

Rutina e stërvitjes

Nëse keni filluar të ngrini pesha kohët e fundit dhe vini re ndryshime në gjinjtë tuaj, ekziston një lidhje. Bërja e ushtrimeve në mënyrë të vazhdueshme ndikon në rënien ose forcimin e gjokseve, varësisht stilit të stërvitjes apo ushtrimeve që ju zgjidhni të bëni në palestër, në natyrë, me një trajner personal, etj.

Cikli menstrural

Cikli juaj menstrual mund të sjellë ndryshime mjaft të dallueshme në madhësinë, strukturën dhe formën e gjirit tuaj. Gjatë gjysmës së parë të ciklit tuaj, trupi prodhon estrogjen, një hormon që sjell ovulimin dhe stimulon kanalet e qumështit në gji. Por, në gjysmën e dytë të ciklit, progesteroni stimulon formimin e gjëndrave të qumështit, për të cilat thuhet se shkakton enjtje. Kjo mund të të shtyjë të pyesësh pse gjinjtë e tu papritmas janë bërë më të mëdha. Por, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Në fund, ato do të kthehen në strukturën dhe formën e tyre normale.

Shtatzënësia dhe post lindja

Gjinjtë e një personi shtatzënë mund të rriten disa numra falë ndryshimeve hormonale. Megjithëse gjinjtë tuaj tashmë kanë kanalet e qumështit, progesteroni ndihmon trupin tuaj të prodhojë më shumë lobula, të cilat janë gjëndra që prodhojnë qumësht, shkruan class.al. Gjoksi juaj mund të vazhdojë të bymehet gjatë e pas lindjes, nëse vendosni të ushqeni me gji foshnjen tuaj, por ato zakonisht kthehen në gjendjen normale rreth tre deri në gjashtë muaj pasi të keni ndaluar gjidhënien.

Mosha juaj

Ndërsa i afroheni menopauzës, ndryshimet hormonale kanë një ndikim në madhësinë dhe formën e gjinjve tuaj. Kur nivelet e estrogjenit bien, indi lidhës në gjinj bëhet i dehidratuar dhe humbet elasticitetin. Ndaj, mos prisni që me kalimin e moshës apo viteve, gjinjtë tuaj të jenë të kërcyer dhe me forma.