11:44 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këto dy klube të mëdha të interesuara për talentin norvegjez

Nëse ka një lojtar që ka “shpërthyer” në skenë më shumë se çdokush tjetër në sezonin 2019/20 deri më tani, është sulmuesi norvegjez i Red Bull Salzburgut, Erling Braut Haaland.

Pas nënshkrimit për skuadrën austriake nga ekipi norvegjez, Molde në janar, duke shënuar 12 në 25 ndeshje të ligës në Eliteserien në vitin 2018, Haaland ka qenë një sukses i madh deri më tani në këtë sezon.

Ai luajti vetëm dy herë për Salzburgun në sezonin 18/19 por deri më tani ka 11 gola në 7 ndeshje në ligën e Austrisë dhe, madje edhe më mbresëlënëse, shënoi një hat-trick në debutimin e tij në Champions League në moshën vetëm 19 vjeç, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi i Salzburgut ka edhe 2 paraqitje për kombëtaren norvegjeze dhe me të vërtetë po fillon të kthejë kokat e elitës së Evropës.

Manchester United kanë qenë të lidhur fort me një lëvizje për sulmuesin por tani Daily Mirror  po raporton se gjiganti i Serie A, Juventus është bashkuar në garën për nënshkrimin e tij./Indeksonline/