16:10 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këto gjëra duhet menjëherë t’i nxjerrni nga dollapi

Kohë pas kohe duke hapur dollapin duhet të përballemi edhe me këtë tmerr: vend për veshje të reja nuk ka, të vjetrat përhapen gjithkah, kurse për një pjesë të mirë të gjërave kemi harruar se i kemi.

Më e vështira është të ulesh dhe të fillosh me kontrollimin dhe selektimin e gjërave, duke e ditur që në fillim se ju duhet mjaft kohë për këtë. Por, rregullimit të dollapit kurëdoherë i vjen rradha e ditës, e atëherë edhe e vërteta e hidhur, se shumicën e këtyre pjesëve edhe ashtu nuk i veshë, as që dëshiron ti veshësh.

Është koha që të përballesh me gjërat e tepërta dhe ti ndashë me shoqet.

Këpucë/atlete/sandale të hapura te gishtat

I ashtuquajturi “peep-toe” modeli ka qenë një ndër trendet e mëdha të modës që nuk keni mundur ta anashkaloni, edhe sikur ti kishit urryer. Sigurisht edhe një model qëndron diku në kuti në fund të dollapit dhe ngadalë fillon të pengojë. Është koha që këtë palë këpucë ta nxjerrësh jashtë.

Fustane që nga fillimi i studimeve

Besoj se do të biem dakord se çfarë janë fustanat që i kemi veshur për dalje në mbrëmjet e çmëndura në vitin e parë të fakultetit, thënë butësisht, të pa shije. Në periudhën e rritjes nga nxënëse e shkollës së mesme në studente, kur ishim në kufirin mes vajzës dhe gruas, më së shumti janë ndjekur fustanet bandage (me shirita), me dekolte të thella dhe funde të shkurtër, të cilët sigurisht kurrë më nuk do ti vishni. Pikërisht për këtë, duhet ti largojmë.

Rripat

A ka kuptim të posedosh 101 rripa? Kur për herë të fundit e keni mbajtur ndonjërin prej tyre? Modelet e njohura të pantallonave nuk kanë nevojë për rripa, ashtuqë rripa të vetëm praktik mbeten ata të belit. Të gjithë të tjerët dhurojani mamit, asaj sigurisht i pëlqejnë.

Bizhuteri për shëtitje

Të gjithë posedojmë një zinxhirë i cili i ka kaluar me ne të gjitha shëtitjet apo unazë që e kemi dhuratë nga shoqja më e ngushtë para gjashtë viteve – nëse të dyja janë bizhuteri, me siguri sot janë tepër të lëmuara (konsumuara). Kjo bizhuteri ka vlerë sentimentale, por sot nuk i shërben qëllimit, nëse nuk është e bukur, nuk duhet as ta mbashë më.

Çantat e gërvishura

Vetëm se ka qenë e shtrenjtë, nuk do të thotë se duhet ta ruash. Më parë provo ta rregullosh, por nëse nuk shkon, sepse lëkura është gërvishur, ka një vrimë ose një dorezë të thyer, i vetmi vend ku duhet të shkojë kjo çantë është në plehra.

Pantallona me bel të ulët

Beli i ulët është në rregull, por beli i ulët që ka qenë i popullarizuar viteve të 2000 tani është i paparanueshëm. Të gjitha pantallonat që theksojnë mbathjet në plan të parë duhet menjëherë të dalin nga dollapi, sepse nuk janë më të përshtatshme për ti veshur në asnjë situatë.