22:20 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Këto janë 20 vendet ku pihet më së shumti birra [Renditja]

Cili shtet është më i dashuruar pas birrës?

Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje është interesante: Republika Ceke. Sipas hulumtimeve nga kompania japoneze e pijeve Kirin, Cekia ka kryesuar sa i përket pirjes së birrës për kokë banori, për 24 vjet rresht.

Në vitin 2016, viti i fundit kur statistikat janë në dispozicion, rezultati tregon që çekët pinë 143,3 litra për person (nga 152,4 litra në vitin 2015) . Ndryshe, i bie cdo 30 orë nga një birrë. Por, duke pasur parasysh se të miturit nuk kanë gjasa të kontribuojnë në atë shifër, është e sigurt të supozohet se vlera mesatare duhet të jetë edhe më e madhe, shkruan IndeksOnline.

Shumëkush mund të mendonte që Gjermania është e para në këtë aspekt (ka arsye mjaft), megjithatë, Gjermania dhe Austria renditen në vendin e tretë dhe të katërt. Polonia e pesta, ndërsa Irlanda e gjashta.

Surprizë është Namibia, vend ky që zë pozitën e dytë – me siguri kjo ndërlidhet me lidhjet koloniale që ka pasur ky vend me Gjermaninë.

E çuditshme është që Mbretëria e Bashkuar të renditet në vendin e 25-të, me një normë konsumi prej vetëm 67.7 litra për kokë banori.

  1. Czech Republic – 143.3 litra për kokë banori
  2. Namibia – 108
  3. Austria – 106
  4. Germany – 104.2
  5. Poland – 100.8
  6. Ireland – 98.2
  7. Romania – 94.1
  8. Seychelles – 90
  9. Estonia – 89.5
  10. Lithuania – 88.7
  11. Belize – 85
  12. Spain – 84.8
  13. Slovenia – 80.3
  14. Slovakia – 80.1
  15. Croatia – 78.7
  16. Gabon – 77.8
  17. Finland – 76.9
  18. Bulgaria – 76.3
  19. Panama – 75
  20. Iceland – 75

Kur bëhet fjalë për konsumin e përgjithshëm të alkoolit, shfaqet një emër i ri. Bjellorusia është vendi më ‘alkooliqar’ në botë, me një shifër mesatare konsumi prej 17.5 litra alkool të pastër në vit – kjo është e barabartë me 179 shishe verë, ose 1.750 të shtëna vodka.

  1. Belarus – 17.5 litra për kokë banori
  2. Moldova – 16.8
  3. Lithuania – 15.4
  4. Russia – 15.1
  5. Romania – 14.4
  6. Ukraine – 13.9
  7. Andorra – 13.8
  8. Hungary – 13.3
  9. Czech Republic – 13
  10. Slovakia – 13

Gjithashtu mund të mësoni për vendet që konsumojnë më shumë verë për kokë banori. Andorra zë vendin e parë. Sipas Institutit të Verës, vendi ka konsumuar 3,936,000 litra verë në vitin 2014 (viti më i fundit për të cilin janë në dispozicion statistikat gjithëpërfshirëse). Duke pasur parasysh se vetëm 69.165 njerëz e quajnë shtëpinë e principatës së Pireneut, sipas OKB-së, kjo është një 56.9 litra për kokë banori. Ose ekuivalenti i 76 shisheve.

  1. Andorra – 56.9 litra per koke banori
  2. Vatican  – 56.2
  3. Croatia – 46.9
  4. Portugal – 43.7
  5. France – 43.1
  6. Slovenia – 42.5
  7. Macedonia – 40.4
  8. Falkland Islands – 38.5
  9. Switzerland – 37
  10. Italy – 34.1

/IndeksOnline/