Kanadaja krijon e birrën e parë në botë me kanabis
Një kompani në Kanada ka krijuar birrën e parë ndonjëherë me kanabis, për të ofruar një alternativë ndaj alkoolit.
Kompania me qendër në Toronto, krijoi pijën duke përdorur trungun, gjethin dhe rrënjët e bimës.
Në treg tashmë egzistojnë birra të përziera me elb dhe vajin e kanabisit, por askush nuk e ka përdorur vetë bimën në krijimin e birrës.
Në qershor, Kanadaja miratoi një projektligj federal për legalizimin e marihuanës rekreative në nivel kombëtar.
Ligji e bën Kanadanë vetëm vendin e dytë që të ketë një treg mbarëkombëtar, ligjor të marijuanës, pas Uruguait.
“Kjo birrë ju zë shumë shpejt, gjë që nuk është e zakonshme tek marihuana që përdoret tek produktet ushqimore” thonë krijuesit.
Kjo birrë përmban përbërësin primar psikoaktiv të kanabisit – tetrahidrokabinabinol. /IndeksOnline/