19:29 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Këto janë arsyet pse duhet ta njihni llojin tuaj të gjakut

Grupi i gjakut është një karakteristikë trashëgimore dhe e pandryshueshme e njerëzve.

Kjo mund të ndikojë në gjithë jetën tuaj, por shumë njerëz ende nuk e dinë se çfarë është lloji i gjakut. Pse kjo duhet të ndryshojë ose pse duhet ta dini se çfarë lloji të gjakut keni, zbulojmë  më poshtë, transmeton KosovaPress.

Grupi i gjakut jep një pasqyrë më të thellë në gjenetikën tuaj

Njohja e një grupi gjaku mund t’ju ndihmojë të kuptoni se si reagon trupi juaj ndaj ushqimeve të caktuara, mund të zbulojë cilat sëmundje ju jeni të prirë, si reagoni ndaj stresit, sa vjeç jeni dhe më shumë.

Vetëm një pikë e gjakut është unike si një gjurmë gishtash

Një grup gjaku mund t’ju shërbejë si një “mjet navigimi” në përcaktimin e asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe për ju, në mënyrë që të jetë më e lehtë të pajtoheni për llojin e dietës që ju përshtatet.

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit në një grup të caktuar të gjakut kanë një rrezik më të lartë për sëmundje të caktuara. Për shembull, te njerëzit me një grup zero të gjakut, ekziston një rrezik më i ulët i sëmundjeve të zemrës, por një rrezik më i lartë i ulcerës së stomakut.

Njerëzit me llojin e gjakut A kanë një rrezik më të lartë të infeksioneve mikrobiale, dhe gratë me grupin e gjakut A kanë një nivel më të lartë fertiliteti. Njerëzit që kanë grupe të gjakut AB dhe B, rrezikohen më shumë nga sëmundja e pankreasit.

Lloji i gjakut ndihmon në përcaktimin e dietës më të shëndetshme

Molekulat që stimulojnë formimin e antitrupave ose reaksion imun në trup të llojit të gjakut nuk gjenden vetëm në gjak. Ata janë të përhapur në të gjithë trupin, veçanërisht në pjesë të trupit që ndërveprojnë me mjedisin. Meqenëse antigjenet janë kudo, ato ndikojnë se si trupi reagon ndaj ushqimit që hani.

Përveç kësaj, disa ushqime përmbajnë proteina që lidhen me antigjenet e grupit të gjakut dhe shkaktojnë mpiksjen e gjakut, gjë që ju bën të ndiheni të lodhur, dhimbje koke, çrregullime të tretjes, probleme të lëkurës dhe probleme të tjera shëndetësore. Prandaj, njohja e një tipi të gjakut mund t’ju ndihmojë të përcaktoni dietë më të shëndetshme.

Njohja e llojit të gjakut mund të shpëtojë jetën tuaj

Arsyeja më e rëndësishme për të cilën duhet të njihni llojin e gjakut është se ky informacion mund të shpëtojë jetën tuaj në rast të aksidentit të trafikut ose kur keni nevojë për transfuzion gjaku.

Për të gjetur llojin e gjakut, një mundësi është që të merrni një referim te mjeku i përgjithshëm, ku do të përcaktojnë llojin tuaj të gjakut.

Temat: