21:40 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Këto janë çantat që do mbizotërojnë në pranverë

Pavarësisht se kemi ende një dimër të gjatë përpara, kjo nuk do të thotë të mos njiheni me tendencat e pranverës që vjen më shpejt nga sa e mendoni.

Një prej trendeve të padiskutueshme të pranverës është edhe kjo çantë. Po flasim për çantat e punuara me dru bambuje.

Këto çanta vijnë të thurura, në formë rrjete dhe të punuara me dru bambuje. E rëndësishme është që në çantën tuaj të ketë një detaj bambuje qoftë edhe vetëm tek dorezat e saj.

 Shfletoni galerinë dhe njihuni me disa nga modelet më të bukura të çantave që do mbizotërojnë në pranverë.