13:19 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këto janë çiftet e rrethit të 3-të në Digitalb Kupën e Kosovës, punë e lehtë për Feronikelin e Prishtinën

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është hedhur shorti për rrethin e 3-të të Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndryshe nga rrethi i dytë, skuadrat e Superligës kanë pasur më tepër fat këtë herë, shkruan Indeksonline.

Fituesi aktual, Feronikeli do të luajë kundër A&N, ndërsa Prishtina do të ketë punë me Arbërinë.

Këto janë çiftet komplete:

Feronikeli – A&N

Drenica – Dardana

Vitia – Dukagjini

Trepça – Vushtrria

Gjilani – 2 Korriku

Arbëria – Prishtina

Ballkani – Trepça 89

Liria – Ferizaj

Ndeshjet do të zhvillohen këtë fundjavë, me 7 dhe 8 dhjetor. /Indeksonline/