16:27 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këto janë datat kur do të luajnë Prishtina e Gjilani në rast të kualifikimit në raundin e parë të Ligës së Evropës

Sot është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Prishtina dhe Gjilani kanë mësuar rivalët e mundshëm për këtë fazë, gjithmonë nëse fillimisht kalojnë tutje nga raundi preliminar.

Nëse kalon tutje, kryeqytetasit do të luajnë në shtëpi ndaj ekipit Union Titus Petange të Luksemburgut.

Kurse, edhe Gjilani do të luajë si vendas ndaj APOEL-it të Qipros.

Këto ndeshje do të zhvillohen më 27 gusht.

Kujtojmë se në raundin preliminar Prishtina do të luajë në Gjibraltar ndaj Lincoln Red Impsit.Ndërsa, Gjilani do të luajë si mysafir i Tre Pennet