08:02 / E Enjte, 21 Shkurt 2019

Këto janë dy maskat për flokë me shkëlqim

Të gjithë duam flokë me shkëlqim pasi ato janë gjysma e bukurisë. Për një grua janë të rëndësishëm dhe kujdesi që tregohet është maksimal. Këto dy maska të mëposhtme ju ndihmojnë shumë.

PËR FLOKË ME ONDE DHE KAÇURRELË
Tradita japoneze sugjeron një recetë për ti bërë flokët të buta dhe që të mos ngatërrohen. Mjafton të zieni një grusht oriz në dy gota ujë jo të kripur. Pasi të ketë zierë, e kulloni dhe ujin e lini të ftohet. Më pas ujin përdoreni mbi flokë pasi ti keni larë me shampo duke e lënë të veprojë për 5 minuta.

PËR FLOKË TË DREJTË
Përzieni 250 ml kos soje me një lugë çaji sodë buke dhe lëngun e një limoni. Pas përftimit të një mase homogjene, e aplikoni vetëm në rrënjën e flokëve dhe e lini të veprojë për 40 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe mos e përdorni më shumë se një herë në javë.