75 Mall Live Search
08:51 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / Gj. Sh

Këto janë dy skuadrat e para që siguruan kualifikimin në 1/16 e finales së Kupës së Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube po shkon drejt përfundimit të xhiros së dytë në fazën e grupeve.

Tashmë janë mësuar dy skuadrat e para që siguruan kualifikimin në 1/16 e finales, shkruan IndeksOnline.

Bayern Munich pas fitores ndaj Boca Juniorsit ka siguruar kualifikimin tutje, pasi është lidere e Grupit C, me 6 pikë.

Dy fitore tashmë ka edhe skuadra braziliane Flamengo, e cila me 6 pikë të grumbulluara në Grupin D, siguron kualifikimin tutje, pasi renditet e para duke lënë prapa Chelsean dhe Esperance Tunis./IndeksOnline/