Këto janë fanellat e dyta që Juventus do të veshë për sezonin 2020/21
Klubi italian, Juventusi kanë zbuluar fanellën e tyre të dytë apo atë mysafire për sezonin 2020-21.
Fanellat u zbuluan në një fotosesion në faqen e internetit të klubit këtë mëngjes.
Është vet faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar për kuptimin e këtyre fanellave.
“Bashkimi midis futbollit dhe artit është tema kryesore në uniformën e re të Juventusit për sezonin 2020/21”,
“Në fanellën mysafire, eleganca është e kombinuar me modernizmin dhe prekja bashkëkohore pasuron një estetikë klasike, të përcaktuar nga ngjyra indigo: një ton blu ekskluziv, i theksuar nga detaje argjendi elegante, duke përfshirë tre shiritat, sponsorët dhe evolucioni i fundit i logos”.
Juventus tani ka hequr fjalën ‘Juventus’ nga logoja e tyre, duke lënë vetëm shkronjën ‘J’, ndërsa në krye të fanellës janë tre yje, ku secili yll përfaqëson 10 tituj të Serie A.
Get your hands on our new away kit by @adidasfootball on the Official Juventus Online Store! ➡️ https://t.co/9F06yWDfFq pic.twitter.com/dLHGAiXQdO
— JuventusFC (#Stron9er ?????????) (@juventusfcen) August 7, 2020