15:33 / E Enjte, 16 Maj 2019

Këto janë fjalët e Jonida Maliqit para performancës së saj në Eurovizion

Sonte në skenën e Eurovizionit do të ngjitet për ta përfaqësuar Shqipërinë, Jonida Maliqi.

“Ktheju Tokës”, mbanë titullin kënga që artistja do ta këndojë në gjuhën shqipe, shkruan Indeksonline.

Por, para këtij momenti emocionues për të, ajo ka shkruar disa fjali në llogarinë e saj Instagram, teksa ka kërkuar që së bashku mund ta kalojë këtë sfidë, e kjo mund të bëhet më përkrahjen e shqiptarëve.

Ky është postimi i saj i plotë:

Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtazakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat❤ #Eurovision #Albania #KthejuTokes #14 #Vote14