15:21 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këto janë fjalët e mëdha të Ramush Haradinajt për Nexhat Dacin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme.

Në këto zgjedhje, akademik Nexhat Daci u zgjodh kryetar i ASHAK-ut, shkruan Indeksonline.

Haradinaj ka shprehur besimin e tij se Daci do i promovojë vlerat më të larta shkencore dhe njerëzore, si dhe do të ruajë integritetin e Akademisë.

Ky është komenti i tij i plotë:

Përgëzoj Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për zgjedhjet e rregullta të mbajtura sot.

Uroj Kryesinë e re dhe u dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme në avancimin e dijës, artit, shkencës dhe mbi të gjitha interesave kombëtare.

Në veçanti, uroj Kryetarin e sapozgjedhur të ASHAK, akademik Nexhat Dacin, për detyrën e re.

Besoj se akademik Daci do të jetë promovues i vlerave më të larta shkencore dhe njerëzore dhe do të ruaj integritetin e Akademisë, si institucioni ndër më kredibilët të shoqërisë sonë, i cili mbronë punën e gjeneratave të tëra, që kontribuan dhe sakrifikuan, njëkohësisht duke hapur shtegun për gjeneratat e reja, që do t’i dalin zot atdheut.

/Indeksonline/