00:02 / E Diele, 23 Shtator 2018

Këto janë fjalët e para të Anthony Joshuas pas fitores

Anthony Joshua e ka mposhtur rusin, Alexander Povetkinin, dhe kështu duke i mbrojtur titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Britaniku arriti ta nokautoj rusin në raundin e shtatë, kështu e duke mos pësuar ende humbje. 22 ndeshje, 22 fitore, dhe 21 prej tyre i ka fituar me nokaut.

Kjo është deklarata e parë e Joshuas pas fitores, percjell IndeksOnline:

Kundërshtari më i forë që e kam pas ndonjëherë, është dashur të mundohem shumë për këtë fitore.

Tifozët do të vendosin se cili do të jetë kundërshtari i radhës
Së bashku me ta unë do të mund t’i përballoj të gjithë kundërshtarët

I respektoj të gjithë kundërshtaret por në ring nuk e toleroj askënd
Shihemi në prill. /IndeksOnline/