09:34 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këto janë fjalët e para të David Moyes si trajner i skuadrës nga Premierliga (Foto)

David Moyes është zyrtarizuar si trajneri më i ri i skuadrës së West Hamit.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit pranon se mezi pret ta fillojë punën në stolin e “The Hammers”, transmeton IndeksOnline.

54-vjeçari nga Skocia është shprehur tejet i lumtur që ka marrë drejtimin e skuadrës së West Hamit, të lënë dje nga kroati Slaven Bilic.

“Ndihem mirë që jam këtu. West Ham është një klub i madh. Kudo që shkoni, ata njihen. Unë kam qenë me të vërtetë me fat që kam menaxhuar klube vërtetë të mrekullueshme. Unë doja një punë që të ma jepte një shans të vërtetë të suksesit. Doja nja klub të madh siç është West Hami”, ka thënë Moyes.

David Moyes është kërkuar me ngulmë edhe nga skuadra tjetër e Premierligës, Everton./IndeksOnline/