75 Mall Live Search
19:22 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këto janë fjalët e Rita Orës pas koncertit në Prishtinë: Jam mirënjohëse! Jam krenare! Jam shqiptare (Foto)

Perfomanca e mbrëmshme e këngëtares kosovare me famë botërore Rita Ora ka emocionuar të gjithë. Mijëra qytetarë erdhën anëmbanë trevave shqiptare për të parë nga afër atë, e cila pranoi të vij të festoi bashkë me popullin e saj në 10 vjetorin e Pavarësisë, shkruan Indeksonline.

Rita përmes rrjetit social Facebook ka uruar edhe një herë Kosovën në 10 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa ka postuar edhe disa fotografi nga koncerti duke iu falënderuar të gjithëve që ishin mbrëmë aty.

Ky është postimi i plotë i Ritës:

Më thanë se ishin rreth 300.000 njerëz që erdhën të më shihnin. Urime dita e pavarësisë! Nuk do të doja të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë së bashku dhe nuk do të isha aty pa juve. E kam nis ëndrrën time pothuajse 8 vite më parë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk do të më largohet. Jam mirënjohëse. Jam krenare. Jam shqiptare. Deri herën tjetër!!! Hapi tjetër në Brits./Indeksonline/