14:06 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Këto janë fjalët e Xhensilës pasi takoi familjen e varfër (Foto)

Çifti i dashur i publikut shqiptar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj vikendin që lamë pas u bënë personazhet kryesore të kampanjës “Fundjavë ndryshe” e cila ka si qëllim t’iu vij në ndihmë familjeve në nevojë.


Besi dhe Xhensila me ç’rast vizituan një familje të varfër të cilës i dërguan edhe disa pako me dhurata, ndërsa gjatë qëndrimit ata u prekën tej mase nga kushtet e vështira.


E sot këngëtarja ka postuar fotografitë e kësaj vizite dhe ka lënë një mbishkrim tek te i cili bën apel për bamirësi.

Ky është mbishkrimi i Xhensilës:

Nje falenderim doja per te gjithe grupin e @fundjavendryshe , te perkushtuar ne misionin e tyre. Per te gjithe moralistet qe rrine pas cel apo pc qe edhe te lulja nuk shohin bukurine por gjembat, prej tyre ne si cift nuk kemi publikur rastet tona pasi vertet bamiresia eshte per syte e Zotit, por nese nuk solidarizohesh edhe ti, nese zemra jote nuk sheh pikllim ne syte e familjeve te tilla, te pakten mos shkruani qe e bejne per tu dukur keta. Do doja shum qe edhe ju te benit dicka. Sa do e vogel te jet.

Temat: