12:22 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur aksidentohet nxënësja në Besi të Prishtinës

Një vajzë rreth moshës 12 vjeçare mëngjesin e sotëm është goditur nga një makine konkretisht nga pasqyra, në afërsi të shkollës së fshatit Besi në Prishtinë.

Vajza fillimisht është kontrolluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Besi dhe më pas është dërguar në QKUK.

Raportohet se vajza është jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu, shkaktari i aksidentit është intervistuar nga Policia dhe është liruar me procedurë të rregullt.

Temat: