75 Mall Live Search
18:42 / E Martë, 09 Qershor 2026 / MSH1

Këto janë komunat ku ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve

Në 10 komuna tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Komunat ku ka përfunduar ky proces janë: Juniku, Ranilluga, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi, Mamusha, Zubin-Potoku, Zveçani, Kllokoti dhe Mitrovica e Veriut.

Në përfundim e sipër janë edhe komunat Shtime dhe Novobërdë, raporton IndeksOnline.

Ndërkohë, procesi i numërimit dhe verifikimit po vazhdon në 29 qendra të tjera komunale të numërimit.

Nga 2498 pako me vota në total, deri më tani janë numëruar 974 sosh, ose 38.99%.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tashmë ka filluar vlerësimi i pakove me fletëvotime.

“Gjatë pasdites së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ ka filluar me vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës. Pakot që aprovohen do të përfshihen në procesin e numërimit, pas disa ditësh”, deklaroi ai.