75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këto janë kushtet e Serbisë për normalizimin e raporteve me Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, është deklaruar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Zgjidhja e çështjeve pronësorë në Kosovë do të jetë një nga kërkesat kryesore të palës serbe në mënyrë që të arrihet normalizim i plotë i marrëdhënieve me Kosovën, ka thënë Drejtori i të ashquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, sipas tij në fillim të dialogut, Beogradi do të kërkojë një rishikim të privatizimit në Kosovë, dhe kjo iniciativë zyrtarisht do të kontaktojë UNMIK-un dhe EULEX-in, si dhe organizatat përgjegjëse për menaxhimin e përkohshëm të Kosovës./Indeksonline/