18:43 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Këto janë lëndimet që pasagjerët e autobusit pësuan në aksident

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë detaje të reja rreth gjendjes së të lënduarve në aksidentin e minibusit në Pejë. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se të lënduar janë 32 persona.

Haradinaj ka falënderuar mjekët për mobilizim të shpejt dhe kujdes të treguar ndaj të lënduarve, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

Sapo pranova raportin nga Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës lidhur me aksidentin e trafikut që ka ndodhur sot në rrugën Istog -Pejë, fshati Jabllanicë e vogël, ku të përfshirë në aksident ishin 32 persona.

Sipas raportit të pranuar: 10 raste janë ortopedike; 4 raste thyerje; 3 të ekstremiteteve dhe 1 të kllavikulës; Në ORL janë trajtuar 5 raste thyerje e nofullës dhe dhëmbëve përderisa 17 persona kanë marr lëndime sipërfaqësore dhe janë trajtuar me urgjencë në repartin kirurgjik.

Sipas raportit në këto momente 21 persona janë liruar me dëshirë dhe në përcjellje të familjarëve përderisa në repartin ortopedik janë 11 pacient nga të cilët 4 raste do të vazhdojnë trajtimin mjekësor përderisa për të tjerët ka kërkesë që të lirohen për të vazhduar trajtimin në shtëpi.

Falënderoj edhe njëherë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal në Pejë për mobilizimin e shpejtë dhe kujdesin dhe profesionalizmin e treguar në hospitalizimin dhe trajtimin e duhur mjekësor për të lënduarit e këtij aksidenti. /Indeksonline/