15:31 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Këto janë makinat më të shpejta të çdo dekade

Më poshtë do të radhisim makinat më të shpejta që janë prodhuar dhe janë blerë nga njerëzit përgjatë dekadave. Do të fillojmë në vitin 1900.

Në vitin 1928, rekordi i shpejtësisë ishte 191 km/h. Në 300,000 vite të historisë njerëzore, ajo ishte shpejtësia më e madhe me të cilën udhëtuan njerëzit ndërkohë në kontakt me tokën.

Blue Bird III, një motor aviacioni 24 litra, së bashku me aftësinë dhe trimërinë e Malcolm Campbell (1885-1948), e arritën këtë gjë.

Si ka evoluar performanca në makinat më të shpejta ndër dekada

Në 2019, çdokush prej nesh që përballon nga ana monetare, mund të vozitë një makinë me një shpejtësi maksimale të njëjtë.

Makina luksoze, pompoze, plotësisht e siguruar Continental GT është e aftë të arrijë shpejtësinë e terminalit si makina më e shpejtë e shpikur ndonjëherë që në vitin 1928. Kaq shumë ka evoluar performanca e makinave të rrugës për 90 vite!

1900: Mercedes-Simplex 60 HP – shpejtësia maksimale 117,482 km/h

Motorët e parë me djegie të brendshme nuk ishin as të fuqishëm as të besueshëm. Prandaj makinat më të shpejta të çdo dekade, ose pas lançimit të Benz Patent-Motorwagen në 1885 u fuqizuan nga një fuqi motorike me avull, jo me karburant.

Makina më e shpejtë në 1980 ishte Steamer, nga firma Stanley, e cila arriti shpejtësinë 56,327 km/h në vend të 16 km/h që arriti Benz.

Por motorët me djegie avancuan shpejt. E zhvilluar si një makinë luksoze në vitin 1903, Mercedes-Simplex 60HP merrte 60 kuaj fuqi nga motori 9293cc me katër cilindra në një vijë. Kjo e ndihmoi të arrinte shpejtësinë 117,482 km/h.

Sot, Dacia Sandero, makina më e lirë në Britani, e mposht lehtësisht atë.

1910: Austro-Daimler Prince Harry – shpejtësia maksimale 136 km/h

Motori në këtë makinë austriake ishte 5714cc me katër cilindra në një vijë, që zhvillonte 95 kuaj fuqi. U dizajnua nga Ferdinand Porsche. Çfarë ndodhi me të?

1920: Duesenberg Model J – 119 kuaj fuqi, shpejtësia maksimale 191 km/h

Motori 6900cc me gjashtë cilindra në një vijë i Model J kishte plot 265 kuaj fuqi. Ajo paraqiti teknologji të ndryshme novatore, duke përfshirë friksion me dy pllaka, pompa elektrike dhe mekanike të karburantit, dhe frenat servo hidraulike. Vetëm 430 makina të tilla u prodhuan.

1930: Duesenberg Model SJ – shpejtësia maksimale 225 km/h

Duke injoruar retë gri të stuhisë ekonomike të periudhës, Duesenberg mposhti Model J me një version të ri supercharged. Me një output 320 kuaj fuqi, makina arrinte shpejtësinë 167,37 km/h në marshin e dytë (ajo kishte vetëm tre marshe). Themeluesi i kompanisë amerikane Fred Duesenberg vdiq në një aksident me makinë vetëm dy muaj pasi lançimit të SJ, dhe një depression eventualisht çoi në fundin e firmës në vitin 1937.

Vetëm 36 SJ u prodhuan. Një version SSJ, I zotëruar nga një yll filmi, Gary Cooper, u shit në 2018-ën për 18 milion $, duke e bërë këtë makinën amerikane me vlerën më të lartë.

1940: Jaguar XK 129 – shpejtësia maksimale 215 km/h

Ylli i shfaqjes së makinave Londër në vitin 1948, XK me 162 kuaj fuqi shënoi re-emergjencën e Jaguar pas luftës. Motori 3441cc me gjashtë cilindra, e çoi makinën në një record të makinave të prodhuara ndonjëherë, me shpejtësinë 215 km/h në Ostend. 12,045 makina të tilla u prodhuan deri në vitin 1953.

1950: Mercedes-Benz 300SL – shpejtësia maksimale 246 km/h

Në kundërshtim me atë që besohet nga të gjithë, 300SL nuk ishte makina e parë që përdori karburant – ky titull shkon për një Goliath GP700 që nuk është se njihet nga të tjerë.

Një detaj i kësaj makine që u pëlqye tej mase nga yjet e filmave, janë dyert të cilat hapen vertikalisht.

Me trupin e saj me shkëlqim, çatinë e ulët, grila si bizhu, 300 SL u bë simboli i rimëkëmbjes së Gjermanisë dhe Europës.

Por nuk ishte komplet e re. Motori 2996cc me 215 kuaj fuqi u derivua nga Daimler-Benz V12 i vendosur në avionin luftaral Messerschmit Bf109 e Luftës së Dytë Botërore.

1960: Lamborghini Miura – shpejtësia maksimale 280 km/h

E ulët, e gjerë dhe e mbushur me fuqi, Miura akoma jeton pas 50 vitesh. Pavarësisht pjesës frontale, kjo ishte një super-makinë që nuk mposhtej nga aerodinamika.

Fuqia vinte nga motori i montuar në qendër V12, që zhvillonte 345 kuaj fuqi.

1970: Ferrari 512 Berlinetta Boxer – shpejtësia maksimale 303 km/h

Suksesi dhe shpejtësia e Miura e bindën Ferrarin se edhe ajo duhet të ndjekte të njëjtën rrugë për supermakinën e saj. 512 e vitit 1976 kishte një motor 4943cc me 12 cilindra në një vijë, që i jepte makinës 335 kuaj fuqi.

1980: Ferrari F40 – shpejtësia maksimale 325 km/h

Ferrari vazhdon të mbajë kurorën e makinës më të shpejtë edhe një dekadë. Këtë herë me modelin F40, i cili ka motorin 2936cc V8 me dy turbo, që zhvillon 471 kuaj fuqi.

1990: McLaren F1 – shpejtësia maksmiale 386 km/h

Kur po ndërton një makinë që kushton 689,000$ plus taksa, nuk keni nevojë të ndaleni në specifikime. Për këtë arsye McLaren përdori F1 për ti prezantuar botës makinën me fibra karboni.

Me tre ndenjëse, dhe 240 kuaj fuqi, supermakina peshon sa më pak të jetë e mundur. Motori 6064cc BMW V12 zhvillonte 618 kuaj fuqi.

McLaren do të prezantojë së shpejti modelin e ri Speedtail. Hiper-makina hibride do të prodhojë 1,070 kuaj fuqi nga motori 4.0-litër V8 hibrid dhe do të ketë shpejtësi maksimale 402,336 km/h.

2000-2009: Shelby Ultimate Aero TT – shpejtësia maksimale 414 km/h

Që kur Duesenberg la fronin, historia është dominuar nga firma europiane. Në shekullin e ri Shelby ndryshoi gjithçka me këtë mostër me 1,183 kuaj fuqi. Fuqia vjen nga motori 6,345cc V8 i marrë nga Corvette C5.

Por duhet të bëni kujdes me të, makina nuk ka as ABS as kontrollin e rrugës në menu. Është shitur për 550,000$.

2010: Koenigsegg Agera RS – shpejtësia maksimale 447 km/h

Duke e parë shpejtësinë maksimale të Veyron të mposhtet në 2005 nga Shelby, Bugatti ju rikthye betejës me modelin e përditësuar Veyron Super Sports e cila kishte 1200 kuaj fuqi nga motori 7993cc W16, me shpejtësi maksimale 431 km/h.

Por në vitin 2017 Koenigsegg Agera RS suedeze shënoi shpejtësinë 447 km/h nga motori 5000cc twin-turbo V8, i cili ka 1360 kuaj fuqi.

2020: …

Në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë Koenigsegg zbuloi hipermakinën 3 milion dollarëshe me 1578 kuaj fuqi, Jesko, e cila kompania shpreson se do të jetë makina e pare që do të arrijë shpejtësinë 482 km/h.