Këto janë ngjyrat e manikyreve që duhet të preferoni për verën
Nuk dini si të lyeni thonjtë tuaj këtë verë? Është stina ku mund të preferoni më së shumti ngjyra të ndezura madje edhe fluor. Por cilat janë ngjyrat më të bukura të cilat janë të përshtatshme për në vere? Ja disa këshilla për të zgjedhur ngjyrat e manikyreve më në trend për verën 2018.
- Ngjyrat neon
As dimri as pranvera nuk janë stinët e përshtatshme për te mbajtur një manikyr neon. Vera është stina qe mund te mbani këto ngjyra ne thonjte tuaj. Këto tonalitete do t’ju shoqërojnë me se miri me një look veror. Ne këtë game ngjyrash preferoni ngjyrën roze, jeshile, blu, te verdhe dhe vjollce. Nëse nuk jeni fanse e këtyre ngjyrave mund ti kombinoni me një tjetër tonalitet ne pjesën tjetër te thonjve. Nëse preferoni mund te zgjidhni edhe një dizajnë tjetër qe do ti jap thonjve tuaj një pamje me zbavitëse.
- E verdha
Ngjyra qe është ne mode për këtë sezon është pikërisht ngjyra e verdhe.
Nëse kjo ngjyre nuk ju bind atëherë mund te zgjidhni për ta përzier me ngjyra te tjera. Për me tepër mund te synoni edhe për dizajnë me lule tropikale.
- Portokalli
Ngjyra portokalli është një tjetër nuance e cila është perfekte për verën për ta mbajtur ne thonjte tuaj. Mund ta aplikoni sipas dëshirave duke e kombinuar me dizajnë te ndryshme apo edhe me xixa apo me një tjetër manikyr mat.
- Pink
Një nder tonalitetet me te preferuara e cila përshtatet ne çdo tonalitet lëkure është dhe ajo ciklamine. Por gjithashtu me ngjyrën ciklamine mund te bëni edhe kombinime te ndryshme. Kjo ngjyre është me e përshtatshme për ato femra te cilat preferojnë një stil femëror dhe shume romantik. Ngjyra ciklamine për me tepe reshte një nuance e cila mund te kombinohet me shume veshje.