09:32 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këto janë pikat e rendit të ditës në Kryesinë e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje me kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Mbledhja fillon në ora 11:00 dhe ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton Indeksonline.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.

Më poshtë keni të gjitha pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

 

  1. Përgatitjet për seancë plenare:
  2. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  3. Koha për pyetje parlamentare,
  4. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar,
  6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të GP të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë (7) deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës: Vendimi nr. 04/20, i datës 20 dhjetor 2017, për rritjen e pagave për Kabinetin qeveritar; Vendimi nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018, për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
  7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të Huajt,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale (PL është shpërndarë me 31 janar 2018),
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pajisjet nën presion,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës,
  13. Debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik,
  14. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
  15. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës,
  16. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
  17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016,
  18. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

 

  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave