21:03 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kjo është kryesia dhe nënkryetarët e degës së AAK-së në Prishtinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prishtinë sot ka mbajtur  takimin e këshillit drejtues, Kryetari i degës Brahim Mehmetaj propozoi si pikë të parë të rendit të ditës zgjedhjen e kryesisë, Nënkryetarëve dhe Sekretarëve.

Anëtarët e këshillit drejtues në mënyrë unanime votuan kryesinë prej 50-të anëtarësh, nënkryetarë u zgjodhën: Fadil Gashi, Vasilika Zotaj, Jahir Morina, Luljeta Mulliqi, Kreshnik Smajlaj, Valbona Vitia-Ajeti, Fiknete Bejta, si dhe Fatmir Gashi – Sekretar i Përgjithshëm dhe Agnesa Sinani Sekretare Administrative.

Kryetari i degës Brahim Mehmetaj së bashku me të përzgjedhurit, u zotuan që të punojnë për të mirën e qytetarëve të kryeqytetit, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës në Prishtinë, për një Prishtinë më të pastër, me më shumë parqe dhe gjelbërim, infrastrukturë, arsim, shëndetësi, urbanizëm, zhvillim ekonomik.

“AAK – dega në Prishtinë, iu bënë thirrje të gjithë profesionistëve të fushave përkatëse, të bashkohen në rrugëtimin e Aleancës për një Prishtinë më të mirë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/