13:49 / E Diele, 19 Mars 2023 / Gj. Sh

Këto janë rezultatet e pjesëve të para në tre ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me barazim pa gola në udhëtim te skuadra e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.

Me barazim 1-1 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Llapi.

Vendasit kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e 3-të me golin e Albert Dabiqaj, kurse Fernandinho barazoi shiftrat me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 17-të.

Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj Dukagjinit.

Abdullah Oyekanmi ishte golashenues për skuadrën mitrovicase, në minutën e 6-të./IndeksOnline/