10:56 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Këto janë shkollat që do t’i nënshtrohen testit PISA 2018

Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë mbajti takim pune me koordinatorët dhe drejtorët të shkollave për organizimin dhe mbarëvajtjen e testit Pisa 2018.

Me këtë rast, drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj kërkoi mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga ministria, zyrtarët e DKA-së, drejtorët e deri të prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në testin PISA 2018.

“PISA të jetë temë e përditshme e diskutimit në shkollat tuaja, kërkoj nga ju që në ditët që kanë mbetur të bashkëpunoni ngushtë me institucionet relevante të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA 2018. Nxënësit tanë në këtë test nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë”, tha ndër të tjera Salihaj.

Testit PISA 2018 do t’i nënshtrohen dymbëdhjetë shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore të Prishtinës, si në vijim: Shkolla të mesme:

–          SHML “Xhevdet Doda”;

–          SHML “Eqrem Çabej”;

–          SHML “Sami Frashëri”;

–          SHML “Ahmet Gashi”;

–          SHML “Gjimnazi Matematikor Specialistik”;

–          SHML “Alauddin”;

–          SHMEJ “Hoxhë Kadri Prishtina”;

–          SHML “28 Nëntori”;

–          SHML “Gjin Gazulli”;

–          SHML “Abdyl Frashëri”;

–          SHML “Dr. Ali Sokoli”;

–          SHML “Shtjefën Gjeçovi”;

–          SHFMU “Elena Gjika”;

–          SHFMU “Asim Vokshi”;

–          SHFMU “Emin Duraku”;

–          SHFMU “Ismail Qemali”;

–          SHFMU “Nazim Gafurri”;

–          SHFMU “7 Marsi”;

–          SHFMU “Nënë Terezë”;

–          SHFMU “Shkollë e Gjelbër”.

Temat: