14:37 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019

Këto janë statistikat mbresëlënëse të Sterling në kualifikimet e Euro 2020

Sterling pati performancë të shkëlqyer mbrëmë ndaj Kosovës, duke realizuar një gol dhe duke asistuar te dy të tjerë në fitoren 5:3.

Kjo nuk ishte e vetmja ndeshje për Anglinë në këto kualifikuese ku Sterling tregoi vlerat e tij.

Sulmuesi i Man Cityt ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 5 asiste në vetëm 4 ndeshjet e Anglisë, pra ka qenë direkt i përfshirë në 11 gola për 4 ndeshje të zhvilluara, shkruan Indeksonline.

Sterling të njëjtën formë të lartë po e tregon edhe me Man Cityn , ku për 4 lojë ka shënuar 5 gola./Indeksonline/