14:58 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këto janë super makinat më të kërkuara në Google

Sipas Veygo, e cila ka kërkuar super makinat (makinat me performanca të larta) të prodhuara në 10 vitet dhe ka hulumtuar se cila prej tyre ka qenë më e kërkuara në Google, emri që doli në krye në 95 nga 169 vende ishte Audi R8.

Modeli gjerman la pas Bugatti Chiron dhe Lamborghini Aventador, transmeton IndeksOnline.

R8 grumbulloi gjithsej 939,870 kërkime, ndërsa vendin e dytë e mban Bugatti Chiron e cila kishte 701,140 kërkime.

Më pas, dukej kështu: Lamborghini Aventador (562.770), Bugatti Veyron (443.410), Lamborghini Huracan (384.270), Lamborghini Veneno (371.570), McLaren 675LT (368.810), Ford GT (313.380) dhe Ferrari 458 (256.590).

Është gjithashtu interesante se si modelet më të njohura janë të gjitha në pronësi të Grupit VW, me vetëm disa përjashtime brenda Top 10, si 675LT, Ford GT ose Ferrari 458.

Shikoni infografikun më poshtë: