15:20 / E Diele, 20 Shtator 2020

Këto janë të gjitha fshatrat dhe qytetet ku u konfirmuan rastet e reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth gjendjes me COVID-19 në vend

IKSHPK ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona me COVID-19, janë shëruar 119 ndërkaq janë raportuar 61 raste të reja.

Komuna me më së shumti raste pozitive është Prishtina, me 19 persona të konfirmuar në 24 orët e fundit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.