13:15 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këto janë trendet e fundit të këpucëve me taka për dimrin e 2019-2020

Këpucët elegante të dimrit mund të duken si thjesht të bukura, por jo të rehatshme. Kur temperaturat bien, ne nuk arrijmë të  vishemi e mbathemi stileto, sepse në një kohë me shi ose borë dhe në të ftohtë është e pamundur që me këto këpucë të ndieni ngrohtësi.  

Fatmirësisht stilistët kanë menduar dhe për në këtë dimër pasi këpucët me taka janë trendet e fundit që do të shihni në çdo dyqan dhe çdo blogure në rrjetet sociale:

Çizme të gjata deri në gju: Shkojnë me fustane, pantallona, funde ose çdo gjë që keni në dollapin tuaj. Po po, është kaq e lehtë të kombinosh këto lloj çizmesh dhe në ditët më të ftohta.

Kambale: Janë një blerje e arsyeshme, sepse ato janë super praktike. Një bazament i fortë dhe i trashë për të përballuar dhe ditët me shi dhe ditët e ftohta, por gjithmonë duke u dukur sa më bukur.

Animal print: Ashtu si kuleta apo çantat gjithashtu dhe veshjet me disenjo kafshësh, leopardi zebre etj. tani dhe stilistët e këpucëve po bëjnë po e të njëjtën gjë. Pavarësisht nëse pëlqeni ngjyrat e neonit apo  neutrale, ekziston një mënyrë për t’u egërsuar dhe kjo është të shtoni disa disenjo, living.