17:27 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këto janë veturat më të kërkuara në Britaninë e Madhe për 2017

Tregu më i madh online në Britani për veturat e reja dhe të përdorura, AutoTrader, ka zbuluar 10 veturat më të kërkuara të këtij viti.

Mbajta e pozicionit numër një në Mbretërinë e Bashkuar kryesohet nga BMW 3-Series, e ndjekur nga Volkswagen Golf dhe Mercedes-Benz C-Class.

Ford Focus renditet në vendin e 4-të, ndërsa BMW e ndjek atë nga pozicionet 5 dhe 6, me Serie 1 dhe Serie 5, transmeton IndeksOnline.

Një tjetër Ford, këtë herë Fiesta, zë vendin e 7-të.

Kjo është lista e plotë: