10:43 / E Premte, 08 Qershor 2018

Këto katër ushqime ulin nivelin e kolesterolit

Ushqimet me bazë bimore njihen për dobitë që sjellin për shëndetin e zemrës mirëpo këto ushqime janë shumë dobiprurëse edhe për ata që përballen me kolesterol.

Ushqimet që përmbajnë proteina soje janë veçanërisht të mira për shëndetin kardiovaskular, sugjeron një studim të ri.

Më poshtë po paraqesim 4 ushqimet kryesore me bazë bimore të cilat ulin nivelin e kolesterolit në gjak, transmeton Indeksonline.

1. Arrat;
2. Proteina bimore të marra nga fasulet, bizelet, thjerrëzat;
3. Mollët, portokalli ose manaferrat;
4. Gjalpi bimor, ose komponime “të ngjashme me kolesterolin” që mund të gjenden në fruta, perime, arra dhe drithëra;/Indeksonline/

Mos i humb