08:51 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / OSH

Këto llojë të rrobave mos i blini asnjëherë të përdorura

Blerja e rrobave të përdorura ndonjëherë është më e preferueshme për shkak të çmimit.

Por, ndonjëherë disa rroba duhet t’i blini të reja, transmeton Indeksonline.

Më poshtë keni disa sugjerime se cilat rroba nuk duhet t’i blini të përdorura.

Rrobat e palestrës 

Këto veshje lahen shumë shpesh dhe nuk ia vlen t’i blini të përdorura, pasi nuk do t’i vishni gjatë para se të bëhen për t’u hedhur. Materiali i veshjeve të sportit është elastik dhe ka tendencën ta humbasë këtë veti pas disa larjesh.

Kapelet

A ju kujtohet hera e fundit që keni larë kapelen tuaj? Pikërisht. Kapelet e përdorura nga një person që ju as nuk e njihni, me shumë mundësi nuk janë larë asnjëherë. Shumica e kapeleve do të prisheshin nëse do të laheshin në lavatriçe ndaj, nëse këto të fundit nuk mund t’i lani në makinë larëse, mos i blini fare më mirë.

Rroba banjo

Është shumë e thjeshtë : janë të brendshme !

Këpucët

Përtej baktereve që mund të gjenden në brendësi të këpucës, sidomos nëse këto të fundit vishen pa çorape, veshja e përsëritur do të ketë formuar brendësinë e këpucëve sipas këmbës së përdoruesit të mëparshëm , duke mos ju ndenjur juve siç duhet.