14:36 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Këto ndryshime duhet të bëhen për lehtësi votimi nëpërmjet postës!

Në listën e votuesve në Kosovë llogaritet të jenë rreth 400 mijë votues që jetojnë jashtë vendit, të cilët përbëjnë rreth 22% të numrit të përgjithshëm të votuesve me të drejtë vote, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 kanë votuar rreth 20 mijë prej tyre, që përbëjnë rreth 2.4% e numrit të përgjithshëm të pjesëmarrësve në zgjedhje.

Por, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se duhet të bëhen disa ndryshme për të lehtësuar dhe siguruar integritetin e zgjedhjeve në Kosovë, sa i përket votimit jashtë vendit përmes postës.

“1. Afati për zgjedhje të jashtëzakonshme duhet të zgjatet në të paktën 60 ditë;

2. Të drejtë vote duhet të kenë vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dokumente të vlefshme të identifikimit;

3. Aplikimi për regjistrim jashtë vendit duhet të mundësohet online përmes krijimit të një databaze të veçantë për të ngarkuar të gjitha të dhënat dhe dokumentet;

4. KQZ-ja duhet të prodhojë zarfe të veçantë, të cilët duhet të përmbajnë elemente të sigurisë;

5. KQZ-ja duhet të dërgojë pakot e votimit te të gjithë votuesit e regjistruar jashtë vendit, duke përfshirë fletëvotimin zyrtar të vulosur;

6. Të gjitha fletëvotimet, të cilat dërgohen përmes zarfeve zyrtare, shpenzimet e dërgimit duhet t’i marrë KQZ-ja (freepost);

7. Dy dëshmitarë, që nuk janë anëtarë të familjes, që nuk janë nën 18 vjeç, që nuk janë kandidatë në zgjedhje, duhet të nënshkruajnë një deklaratë se është rrespektuar fshehetësia e votimit. Dëshmitarët mund të jenë edhe shtetas të huaj (praktikë e zbatuar në Finlandë);

8. Misionet diplomatike të Kosovës jashtë vendit mund të pranojnë zarfet dhe të dërgojnë ato në KQZ përmes çantave diplomatike (diplomatic bag);

9. Zarfet nga Serbia duhet të dërgohen përmes postës në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd”, ka shkruar ai./Indeksonline/