23:17 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Këto që s’i ke ti 3 milionë lek gjobë! Të kam shok s’di si të veproj”, ja biseda e inspektorëve të AKU

Një video e publikuar sot në “Fiks Fare” tregoi me zë dhe figurë dy inspektorë të vetë prezantuar si punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh të reja.

Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qytetin e Durrësit, teksa inspektorët e shtetit sillen në biznese si gjobëvënës.

Në redaksinë e Fiksit mbërriti një video e xhiruar në një lokal në qytetin bregdetar, ku dy persona të prezantuar si inspektorë të AKU-së kryejnë një kontroll dhe kërkojnë dokumentacionin nga punonjësit e lokalit. Në video duket mjaft qartë se ata kërkojnë librezën e dezinfektimit dhe, pasi menaxheri nuk arriti ta gjente, ata fillojnë dhe debatojnë me menaxherin e lokalit.

Fillimisht inspektorët prezantohen se janë të AKU-zë, ndërsa kontaktojnë me një kamerier në lokal, pasi pronari është jashtë Shqipërisë. Punonjësi telefonon pronarin dhe u thotë çfarë kërkonin punonjësit shtetëror, ndërsa nga ana tjetër pronari u thotë se vjen ditën e shtunë.

Më pas, dy inspektorët vënë “në rreshtore” punonjësit, teksa u kërkojnë dokumentet. Më pas, punonjësit kontaktojnë sërish me pronarin, i cili kërkon të flasë me një nga inspektorët. Në bisedë, inspektori i thotë se “do i mbyllim sot”, ndërkohë inspektori tjetër i drejtohet një kamerieri duke i thënë se nuk i ka sqaruar shumë mirë.

Pas telefonatës dhe bisedës me punonjësit e lokalit, dy inspektorët bisedojnë me njëri tjetrën. Njëri prej tyre i thotë se “nuk na dhanë asnjë lekë”, ndërsa tjetri i përgjigjet “s’do me ja dit”.

Inspektorët vijojnë me kërkesat dhe kërkojnë të tjera dokumente. Pasi ata nuk i gjejnë, një nga inspektorët i përgjigjet se “me këto që s’i ke ti, tre milionë lekë gjobë”. Punonjësi i përgjigjet që nuk është pronar, ndërsa inspektorët pyesin sërish se kur kthehet pronari. Ata mësojnë se ai kthehet të shtunën dhe ngrihen nga tavolina.

Në këtë moment, një nga punonjësit e lokalit i afrohet dhe i jep 100 mijë lekë. Në fund, inspektorët i thonë punonjësve që të shikojnë dhe sistemojnë mirë dokumentet. Madje, një nga inspektorët, pas marrjes së ryshfetit, u jep këshilla punonjësve se çfarë dokumentesh duhen.

Biseda:

Kamarieri-Ju jeni të shëndetësisë?

Inspektori i AKU-së – Të AKU-së

Kamarieri- ëëë

Inspektori i AKU-së – AKU-ja

Kamarieri- (flet në telefon me pronarin) Ëmo kanë ardh këto të AKU-së, ça muaji i kemi mbyllur ne ato? Po i thashë unë të vijë ky.(pas telefonatës). Ju do më prisni mua sa të vijë ky?

Inspektori i AKU-së-Kur vjen?

Kamarieri- Vjen të shtunën.

Inspektori i AKU-së- Auu. Ja këto vulat janë këtu.

Kamarieri- Nga këto tvsh-të do ti mo?

Inspektori i AKU-së- Aman morë burrë se u veç me u fut juve…. t’i flasësh (bie tel i pronarit)

Inspektori i AKU-së 2 (personi që po telefonon).

Kamarieri- E … po,po,po. Dy (ja kalon telefonin inspektorit 2 të Aku_së) na foli vetë.

Inspektori i AKU-së 2 -Po si më je?….. Po jo mo s’po të flas si.. po mirë është të jesh me rregulla. Ik se t’i mbyllim sot, më mirë t’i mbyllijm sot. (vazhdon dhe flet ne tel)

Inspektori i AKU-së – Na shoku ( i jep dokumentat) nuk je duke na sqaruar krejt…. nuk ka asnjë plan

Inspektori i AKU-së 2 -(vazhdon telefonata me pronarin) Kam shumë nuk e di nuk e di, s’di si të të them. Ajt….

Bashkëbisedim midis inspektorëve të AKU-së

Inspektori i AKU-së- Nuk na dhanë asnjë lekë

Inspektori i AKU-së 2- Ëëë?

Inspektori i AKU-së- S’do me ja dit.

Kamarieri- Këto tvsh-të t’i jap, të duhen?

Inspektori i AKU-së 2-(I bën shenjë me dorë, që jo.) Dëgjo hajde këtu</p>

Inspektori i AKU-së- Hajde këtu hajde.

Inspektori i AKU-së 2-…… Për t’i dhënë muhabet…. për t’i dhënë përgjigje dmth si mund të vendosim me këtë fjalor Ti s’ke si të më sqarosh…

Inspektori i AKU-së- Edhe ai…

Pronari i lokalit- Unë s’e di fare mo vlla kam edhe një dosje tjetër në shpi

Inspektori i AKU_së 2- Ai thotë shifni i ka ky çuni. Me këto që s’i ke ti, tre milion lek gjobë.

Kamarieri- Të thashë nuk jam pronar që… kamarier jam

Inspektori i AKU-së-Kur kthehet ai?

Kamarieri- Kthehet të shtunën…..

Kamarieri-Na mbaji këto(i jep 100 mijë lekë)

Inspektorët lënë detyrat për kontrollin e ardhshëm

Inspektori i AKU-së- Shikojini këto dokumentet

Kamarieri- Ore që janë janë</p>

Inspektori i AKU-së 2- Sistemojini, tvsh-në….

Kamarieri- Ja t’i shkruaj në një letër o vlla se…. M’i shkruaj në një letër ça duhet ça s’duhet t’gjitha.

Inspektori i AKU-së- Shkruaje mirë që ta lexojë shkrimin.

Inspektori 2 – Sezoni u mbyll., u bo ç’u bo deri tani, do të mbyllet , do bllokohet fare, mendoje vetë, task force.

Inspektori 2 – -Duhet te kesh analizat,dezinfektimi,raport analizat

Temat: