16:18 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

Këto televizione shqiptare e transmetojnë ndeshjen Ballkani – Astana

Ballkani sot luan ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës do të jetë nikoqire e skuadrës nga Kazakistani, FC Astana, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë më fillim nga ora 18:45.

Kjo ndeshje do të transmetohet në televizionin Klan Kosova dhe platformën “Artmotion” në kanalin Sport1 dhe përmes platformës “Digitalb” në SuperSport 2.

Ballkani aktualisht renditet në vendin e dytë në Grupin C me 3 pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagreb në vendin e tretë.

Viktoria Plzen është lidere me 6 pikë, ndërsa Astana është e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/