10:59 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Këto ushqime do ju bëjnë të mos e ndjeni të ftohtit gjatë sezonit të dimrit

Gjatë dimrit shumë kush nuk i  përballon dot temperaturat e ulëta, duke bërë kështu që  shumë njerëz të evitojnë sa më shumë daljet jashtë.

Por sipas ekspertëve, një ndryshim në dietën tuaj mund të jetë përgjigja për të ju mbajtur ngrohtë gjatë kohës së ftoftë.

Një raport nga RIFT TAX Refunds ka zbuluar ushqimet dhe përbërësit që janë provuar shkencërisht për t’ju mbajtur të ngrohtë gjatë dimrit.

Gratë kanë më shumë gjasa të ndjejnë të ftoftë në dimër, pasi mesatarisht ato kanë një shkallë metabolike 35 për qind më të ulët se burrat, që do të thotë se ato kanë më shumë nevojë për ushqime termogjene.

“Duke ngrënë ushqime me fibra të larta, proteina, karbohidratet komplekse dhe erëza mund të inkurajojnë trupat tanë për kthyer kaloritë në  nxehtësi dhe për pasojë të na mbajnë më ngrohtë”, thuhet sipas ekspertëve./Indeksonline/