11:59 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Këtu keni linkun për t’i blerë biletat për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës

Sot do të fillojë shitja e biletave për dy ndeshjet e këtij muaji që Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën, derisa më 25 mars, do ta luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro2020” kundër Bullgarisë.

Edhe kësaj radhe shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet. Procesi i shitjes së biletave do të nisë në orën 15:00.

Më poshtë keni linkun ku mund t’i blini biletat. /IndeksOnline/

https://www.tiks.app/