09:00 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / AR

Kevin Bacon përkrah adoleshentët e LGBTQ+ në filmin horror ‘They/Them’

Peacock ka publikuar trailerin e filmit të ri horror.

Kevin Bacon ka rolin e një këshilltari kampi për adoleshentët e komunitetit LBBTQ+, transmeton Indeksonline.

Në këtë film horror disa kampistë i bashkohen aktorit t’i ndihmojë ata të gjejnë një ndjenjë lirie. Edhe pse metodat e kampit bëhen gjithmonë e më shqetësuese, kampistët punojnë bashkë për të mbrojtur veten e tyre. Kur një vrasës misterioz fillon t’i mbys personazhet, gjërat bëhen me të rrezikshme.

Në film luajnë edhe yjet si Anna Chlumsky , Anna Lore , Austin Crute , Carrie Preston , Cooper Koch , Darëin Del Fabro , Monique Kim , Quei Tann dhe Theo Germaine./Indeksonline/