13:58 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

Kevin Halabaku nënshkruan kontratë profesionale me Sionin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës për grupmoshat U19, Kevin Halabaku ka firmosur kontratë profesionale me klubin zviceran FC Sion deri në vitin 2025.

19-vjeçari kosovar është pjesë e Sionit që nga akademia. Ai ka luajtur për dy grupmoshat [U18 dhe U21] para se të nënshkruaj kontratën profesionale, shkruan IndeksOnline.

“Unë e njoh atë prej shumë viteve. Isha në gjendje ta vlerësoja qysh në sezonin e parë. Ai është bërë një lojtar i fuqishëm dhe një goditës i fortë”, ka thënë trajneri i Sionit U21, Alexandre Quennoz

Kujtojmë që Halabaku ka tre ndeshje me Kombëtaren e Kosovës në gurpmoshat U19./IndeksOnline/