23:40 / E Martë, 31 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Keylor Navas bëhet portier i skuadrës së njohur angleze

Skuadra e Nottingham Forest  ka arritur marrëveshje me PSG-n për transferimin e Keylor Navas.

Marrëveshja është arritur në formë huazimi, deri në fund të sezonit, transmeton IndeksOnline.

Navas ishte në bisedime me skuadrën e Premierligës dhe si duket është arritur marrëveshja mes portierit dhe klubit anglez. /IndeksOnline/