19:17 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / C E

KF Besa nga Kamenica, 27 lojtarë me mbiemrin Dërmaku

Skuadra e KF Besës 1978, e cila zhvillon takimet në kuadër të Ligës së tretë të Kosovës, ka një veçanti interesante që nuk e keni dëgjuar më parë te klubet e tjera.

Klubi nga fshati Shipashnicë e Epërme e Komunës së Kamenicës me 6 gusht të vitit 2020, kishte publikuar një listë të lojtarëve që dominonin mbiemrat, Dërmaku.

Plotë 26 futbollistë, mbajnë mbiemrin Dërmaku, duke përfshirë edhe trajnerin e klubit i cili është, Arment Demaku.

Pra nga lista e plotë me plotë 31 futbollistë vetëm, 5 futbollistë nuk e kanë mbiemrin Dërmaku, dhe kjo është gjë e rrallë në futbollin kosovar , madje e padëgjuar më parë.