16:22 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

FC Ferizajt fillojnë t’i largohen futbollistët/ Dajaku zyrtarisht lojtar i lirë

Ferizaj po vazhdon të ketë probleme financiare dhe kjo nuk po u pëlqen aspak futbollistëve të kësaj skuadre.

I pari që është larguar nga skuadra e kaltër është Taulant Dajaku. Ky i fundit përmes një postimi ka treguar se është larguar nga skuadra dhe nga sot është lojtar i lirë, shkruan IndeksOnline.

Dajaku po ashtu përmes këtij postimi përkundër problemeve që ka pasur me paga, ka falënderuar të gjithë stafin e klubit ferizajas.

Postimi i plotë i futbollistit:

Miq e dashamir te sportit me ane te ketij postimi ju informoj se prej sot jam lojtar i lire dhe i gatshem te mirepres ofertat nga klube te interesuara….P.S me lejoni te bej nje falenderim te vecant per gjithe miqet nga qyteti Ferizaj per kete periudhe te gjate e te mundmishme qe kaluam se bashku,per drejtorin Haxhimusa qe edhe pse ne nje situate te veshtire prej 2 vitesh gati me mungesa te theksuara financimi tentonte te mbante me pozitivizem ambientin brenda grupit por eshte e pamundur te behej me mire ne aspektin sportiv kur ekipa skishte trajtimin e duhur financiar me aq shume borgje e rroga te prapambetura …dhe per fund por jo per nga rendesia nje falenderim te vecant per tifozet e klubit Ujqit qe sado ne veshtiresi ishim gjate kesaj periudhe ata gjithnje japin dhe duan me te mire per ekipen e tyre,uroj shume qe te vijn dite te mira per ju dhe te shijoni sukseset e Ferizajit