20:06 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

KF Istogu “shkrihet” pas FFK-së, ani pse ka vendimi i sotëm ka zhgënjyer mijëra tifozë të skuadrës

Sot është marrë vendim që të gjitha ligat e futbollit të Kosovës, përveç Superligës të anulohen dhe dy vendet e para të ngjiten një ligë më lartë.

Shumica e skuadrave që kanë qenë pretendente për dy pozitat e para kanë qenë të pakënaqura nga ky vendim, por njëjtë nuk ka ndodhur edhe me Istogun.

Skuadra që renditet e katërta në Ligën e Parë ka përkrahur vendimin edhe pse ishte krye këput në dëm të tyre.

Ky është njoftimi i klubit:

KF ”Istogu” e respekton vendimin e FFK-së

Vendimin e sotëm që e morri FFK-ja, për ndërprerjen e Ligës së Parë, KF ”Istogu” e respekton maksimalisht, duke cekur se FFK-ja është organi më i lartë në futbollin kosovar, dhe ç’do vendim i saj duhet respektuar, pavarësisht se a na konvenon neve si klub apo jo!
Kur organet gjegjëse vendosin për ndërprerjen e garave për shkak të rrezikut të mundshëm të pandemisë, atëherë është njërzore që të gjitha klubet ta pranojnë në mënyrën më korrekte këtë vendim, pasi që shëndeti i njeriut e në këtë rast shëndeti i futbollistëve tanë është më i rëndësishmi.

Në këtë sezonë Istogu bëri investime të mëdha, duke sjellur edhe disa lojtarë nga jashtë Kosovës. Synimet e klubit tonë ishin ngritja në Superligën e Kosovës.
Ishim në pozitën e 3-të në tabelë, vetëm 5 pikë larg nga vendi i dytë, të themi sinqerisht kemi pasur orar mjaft të mirë dhe kemi pasur gjasat tona për të arritur në fund në dy pozitat e para në tabelë.
Me vendimin e sotëm të FFK-së, Istogu ndoshta është klubi më i dëmtuar në këtë rast, pasi që klubi jonë në këtë sezonë pati shpenzime të mëdha.
Edhe gjatë kohës së pandemisë i kemi qëndruar afër futbollistëve dhe stafin tonë.
Shpresojmë që FFK-ja në javët e ardhshme të krijojë një fond dhe ti ndihmojë të gjitha klubet e Ligës së Parë.
Klubet në Ligën e Parë në këtë kohë kanë vështirësi të mëdha financiare, dhe një ndihmë e FFK-së do të ishte e mirëseardhur për të gjitha ekipet.

Në fund klubi futbollistik ”Istogu” i uron Besës dhe Arbërisë ngritjen në Superligën e Kosovës, gjithashtu Kikës nga Hogoshti dhe A&N nga Prizreni i dëshiron mirëseardhje në Ligën e Parë.

Me respekt:
KF ”Istogu”