13:07 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

KF Prishtina, klubi i radhës që bën homazhe për Vokrrin

Sportisë, trajnerë, gjyqtarë, politikanë e qytetarë të shumtë po vazhdojnë të marrin pjesë në homazhet për Fadil Vokrrin.

Në homazhe po marrin pjesë skuadrat në mënyrë të organizuar, tifozeria Dardanët, Kf Lapi, Haradinaj me qeverinë, deputetë etj.

Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të KF Prishtina, klub ky ku dikur kishte luajtur Vokrri. /IndeksOnline/