16:08 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përfundojnë ndeshjet e sotme në Superligë, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar tre ndeshjet e sotme në Super Ligën e Kosovës. Ndeshja më interesante ishte mes Kekut dhe Flamurtarit, ku u shënuan shtatë gola. Fitues në fund doli Flamurtari me rezultat 3-4.

Keku vazhdon formën katastrofale ku pas 13 gjirove ka vetëm 1 pikë duke u pozicionuar në pozitën e 13-të. Kurse Flamurtari është në pozitën e pestë me 22 pikë.

Derbi mes Drenicës dhe Prishtinës përfundoj me fitoren e këtyre të fundit. Ekipi nga kryeqyteti arriti të fitoj me rezultat të ngushtë 0-1.

Pas kësaj humbje Drenica është në pozitën e shtatë me 18 pikë. Kurse Prishtina është në pozitën e dytë me 30 pikë, dy më pak se vendi i parë.

Ekipi i Feronikelit po vazhdon formën fantastike. Ata arritën të mposhtin Ballkanin me rezultat 0-1.

Me këtë fitore Feronikeli forcon vendin e parë ku ka 32 pikë. Kurse Ballkani është në pozitën e tetë me 18 pikë. /Indeksonline/