75 Mall Live Search
16:10 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

KFOR deklarohet për situatën në Ujman

KFORI- ka lëshuar komunikatë për media lidhur me zhvillimet e ditës së sotme në Veri gjegjësisht bastisjes së njësisë speciale të Kosovës në qendrën sportive humanitare dhe vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“KFOR thërret për qetësi pas raportimeve kontradiktore për rajonin e liqenit të Gazivodës. Prezenca e mëhershme e Policisë së Kosovës në zonën e Gazivodës është konfirmuar. Ka pasur personel të policisë në detyrë të ruajtjes të z.Thaçi që po vizitonte zonën e Zubin Potokut.KFOR po shikon në prezencën e raportuar të njësitit special (ROSU). Për më tepër KFOR po vazhdon të monitorojë situatën me patrolla dhe helikopterë”, thuhet në deklaratën zyrtare të KFOR-it.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga liqeni i Ujmanit nga veriu i Kosovës.

Ai në vizitën që i bëri këtij liqeni tha se Kosova është sovrane dhe mohoi mundësinë e ndarjes së kësaj pjese të Kosovës për të ju bashkuar Serbisë.

“Është një vizitë krejt normale në mrekullitë e vendit tim që ja vlen për ti vizituar të gjithë qytetarët e vendit tim. Edhe sot nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës dërgoj mesazhin më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kosova është një unike e pavarur sovrane, tha Thaçi.

Ai tha se në këtë vizitë u takua edhe me qytetarë serb të Mitrovicës Veriore.

“Unë si president i vendit i shërbej të gjithëve, pa dallim Ishte kënaqësi që të pijë kafe me serbet e këtij lokaliteti, dhe në këtë ditë të vikendit në mes të dy qytetarëve, në këtë ditë të vikendit si të ishte një piknik”, tha ai.

Në anën tjetër, në kryeqytet tani ka përfunduar protesta paqësore  e thirrur nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje me moton “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”./Indeksonline/