11:07 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / k.v

KFOR e vëzhgon situatën nga lartë

Pjesëtarë të KFOR-it po e vëzhgojnë situatën në Jarinjë nga një pikë e lartë, raporton IndeksOnline.

Aktualisht situata është e qetë ani pse rruga vazhdo të mbetet ende e bllokuar nga një grup serbësh.

Disa kamionë janë ndalur në mes të rrugës ndërsa serbët po e shprehin revoltën e tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur reciprocitet në targat e automjeteve.

Përfaqësuesit e Listës Serbë thanë se duhet të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë për situatën e krijuar./IndeksOnline/